Rama, thirrje Vuçiçit: Mos ushqe grupe të caktuara në veri të Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, thotë se Qeveria e Kosovës e ka për detyrë që të zbatojë marrëveshjet, duke ushtruar sovranitetin territorial që buron nga pavarësia . Mos ushqe me iluzione grupe të caktuara në veri të Kosovës, porosit Rama presidentin serb Vuçiç.

Marketing

“Ne e përshëndesim edhe shtyrjen me 30 ditë të zbatimit të kësaj marrëveshjeje që u kërkuara edhe nga SHBA përms ambasadorit të tyre në Prishtinë.I bëj thirrje Presidentit të Serbisë që të mos ushqejë me asnjë lloj justifikimi apo alibie, grupe të caktuara në veriun e Kosovës, që për arsyet e tyre i kundërvihen zbatimit të një marrëveshjeje që duhet zbatuar dhe është e vlefshme për t’i dhënë më shumë besueshmëri dialogut Kosovë-Serbi“, u shpreh kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.