Rama tregon se kur do të hapen bar-kafetë

Kryeministri Edi Rama në një lidhje të drejtpërdrejtë në Facebook ka njoftuar se bizneset “Bar-kafe” do të hapen vetëm në fund të luftës kundër koronavriusit.

Marketing

Rama edhe më herët ka thënë se bizneset apo shërbimet që krijojnë grumbullim të madh njerëzish do të hapen në fund të pandemisë, për shkak se ato janë një burim i shpërthimit në masë i CoVid-19.

“Mbështetje për ekzistencë nga ata që janë në pikë të hallit deri tek ata që janë më pak në hall, do të ketë. Kjo është shtëpia jonë e madhe, shteti. E ndjen arka e shtetit, njësoj si arka e shtëpisë. Masat ekonomike nuk janë të tmerrshme, por janë të nevojshme për të ekzistuar dhe marr frymë. Kur të hapen baret, do jetë festa e luftës. Mjekësia jonë vazhdon të funksionojë. Kemi 23.5 përqind të kapacitetit të zënë nëpër spitale dhe kjo ka ndodhur falë punës së madhe të bërë nga ne”, tha Rama.