Ballina Lajme Shqipëri Rama: U zbrazën plazhet për shkak të çmimeve

Rama: U zbrazën plazhet për shkak të çmimeve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar shqetësimet për mungesë turistësh në plazhet në jug të Shqipërisë duke theksuar se kjo po ndodhë pasi janë vendosur çmime më të larta se Turqia dhe Greqia. Gjatë takimit me kryebashkiakët në Pogradec, Rama ka thënë se qershori ishte tepër pozitiv për sezonin turistik në Shqipëri por me ardhjen e korrikut, janë rritur çmimet.

Marketing

“Nëse ka një problem me çmimet e larta është për tu parë dhe analizuar në fund, jo tani. Nëse dikush vendos çmim të lartë dhe nuk i vjen njeri, dëm vetes së vetë I bën. Nëse në fund do të kemi këtë konstatim, do të jetë një mësim shumë i mirë, në treg konkurrues, duhet menduar mirë para se të vihen çmimet. Po qe kështu, ky do të bëhet një mësim i madh. Mos harrojmë se ku ndodhemi. Ndodhemi mes konkurrentëve të fortë të Mesdheut. Meqë u hap nami i Shqipërisë për të ardhur si një vend me të gjitha magjitë e veta, hajde t’u biem me top çmimeve. Investimet e qeverisë kanë ndryshuar kartëvizitën e vendit. Në Lungomare nuk kishe ku kaloje se kishte jashtëqitje delesh, dhe në anën tjetër ndërtime pa leje, sot është ndryshe”, tha Rama.

Exit mobile version