Rama: Vuçiqi ka qenë nja 15 herë në tryezë me mua, me Hashimin, me Isën, me Ramushin

Kryeministri Rama me anë të një reagimi të gjatë në formë editoriali sot në facebook, ka sqaruar të gjithë ata që janë hedhur në sulm këto ditë kundër mini-shengenit Balllkanik, duke hedhur akuza për tradhëti ndaj Kosovës.

Marketing

Por, përtej sqarimitm kryeministri ka vazhduar replikat edhe në Facebook me qytetarët, duke iu përgjigjur atyre.

Kur qytetari Ilir Krasniqi i shkruan Ramës se ”Me dashamiresine me te madhe z.Kryeminister, juve sinqerisht nuk arrini ta kuptoni Serbine lojen e piste qe ajo luan, dhimbjen qe popujt e Ballkanit (Bosnja dhe Kosova) ne veqanti e kane perjetuar nga ky shtet. Ktu nuk behet fjale vetem per nje Vucic. Ketu behet fjale per nje shtet te tere me Vucica, çë nga Akademia e Shkencave Serbe e deri tek nje pijetore e thjeshtë ata jane unik sa i perket Kosoves dhe Shipetareve ne pergjithsi duan Zhdukjen tone. Dhe meria me e madhe eshte se nje shtet i tille pas gjith atyre masakrave e perdhunimeve rrahjeve e burgosjeve sot kerkon ta marre stafeten e liderit te Balllanit dhe ju pa dashje po e ndihmoni”.

Kryeministri përgjigjet se: Mbase nuk e kupton ti i dashur ate qe kuptoj dhe po bej une, prandaj i’a leme kohes te na provoje se kush ka te drejte dhe nderkohe te respektojme njeri-tjetrin, qe neser kush shan e mallkon sot, te mos ndjehet fajtor dhe qesharak Gezuar Krishtlindjet

Gëzim Prelvukaj: Tradhetarë nuk je por as politikan nuk je ….pak jengut ne raport me Vuçiqin por e kuptojme qe ke qellime te mira , por keshtu gezohet vetem Vuçiq e Serbia. Prape ta kuptojme se Institucionet e Kosoves e kane pas per detyre te jene ne at tryeze , pasi qe kane marre pjese edhe neper tryeza sekrete si Thaçi me Vuçiqin neper shume vende te botes e edhe Ramushi me Radojçiqin hapur. Nga ju Kryeminister kerkuam qe te prisin pak sa Kosova te kete perfaqesues te denje si Albin Kurti e Vjosa Osmani. Gëzuar Kershendellat e per shume mot

Edi Rama: Jo politikan s’jam te them te drejten e s’dua hiç te jem, me mjafton te jem ky qe jam, nje qytetar i vene ne sherbim te politikes se vendit te tij dhe “s’bej per burre” kur i thone asnje politikan, ndersa per ngutjen s’jam dot dakord, sepse ka pese vjet ky proces e Vuçiçi ka qene nja pesembedhjete here ne tryeze me mua, me Hashimin, me Isen, me Ramushin dhe me te gjithe lideret e vendeve te tjera te rajonit bashke, po kete here u tund dynjaja e “s’e mora vesh” pse pasi asgje e re nuk ndodhi Gezuar edhe ty

Bilal Osmani : Lolo kryeministër je treguar, Do të përçash shqiptarët pasi ashtu jemi të perçarë , çfarë interesa shqiptarët kanë ktu? Fole ti me gjithë shoqërin shqiptare për të marë kte vendim apo???kapadahi n vehte sikur Shqipria e jotja eshtë turpi nuk ka fund. Për shërbime t huaja punon jo për shqiptarët………

Rama: Mua shoqeria shqiptare me ka dhene mandatin per te folur ne emer te saj dhe ka pese vjet qe ka nisur ky proces e jane dakordesuar gjerat mes te gjitheve, sa ne Berlin e sa ne Bruksel, po ty faleminderit per fyerjet dhe te uroj gezuar Krishtlindjet, bashke me deshiren qe Zoti te te ndriçoje arsyen e zbuse gjuhen e vrazhde, per veten tende jo per mua, se une jam mesuar me te gjitha dhe fjalet e keqia me kane bere me te forte

Merita Mulaku: Po si të ulemi me te në një tavolinë kur ai ishte në një krah me slobodne millosheviçin? Kur ai nuk e njeh masakrën e reçakut? Kur te gjitha viktimat që u bën në kosovë nuk don të kërkoj falje? Po ju si mund të rrini në një tavolinë me te? Si shpjegohet kjo? Ku e merr gjithë këtë kurajo të na thuash mos u hidheroni?

Edi Rama: Dikur Kosoven nuk e pranonin ata ne asnje tavoline, ndersa Kosova perpiqej te ishte ne çdo tavoline dhe e arriti! Sot iken Kosova nga tavolina (perkohesisht uroj), nderkohe qe paqja behet me hasmin e me fqinjin, jo me veten dhe behet ne tavolina nuk behet ne barrikada digjitale! Rusia e ka pushtuar Krimene dhe Presidenti i Ukrahines ulet ne tavoline me Presidentin e Rusise, se s’po te jap me shume raste se arrita ne Vlore e duhet te zbres nga makina tani Gezuar Krishtlindjet