Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani, sot është takuar me përfaqësuesit e Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) në Shkup të kryesuar nga z. John Fluharty, si Drejtor Rezident i Programit të IRI për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Gjatë takimit Ramadani ka njoftuar se është biseduar për temat kyçe si proceset demokratike brenda partive dhe forcimin e demokracisë së brendshme partiake. “Si Sekretar i Përgjithshëm i ASH-së, sot pata kënaqësinë të zhvilloj një takim me përfaqësuesit e Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) në Shkup të kryesuar nga z. John Fluharty, si Drejtor Rezident i Programit të IRI për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, si dhe përfaqësues tjerë nga IRI të pranishëm në takim si Ilina Mangova, Ana Alibegova, dhe Ana Velkovska. Diskutuam mbi çështje me rëndësi të veçantë për zhvillimin demokratik dhe politik, duke u fokusuar në organizimin e fushatave zgjedhore, proceset demokratike brenda partive dhe forcimin e demokracisë së brendshme partiake”, ka shkruar Ramadani. Ai shtoi tutje që ky shkëmbim ideah ndikon në ndërtimin e një të ardhme të ndritur në rajon. “Ky bashkëpunim dhe shkëmbim idesh pasqyron angazhimin tonë të përbashkët për të avancuar standardet demokratike dhe për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur politike në rajon”, ka përfunduar sekretari i ASH-së, Blerant Ramadani.