Ramadani: Nëse nuk zhbllokohet Marrëveshja mund të ketë sanksione

Këshillat miqësore të liderëve evropianë dhe botërorë shumë shpejtë mund të kthehen në sanksione, thotë analisti Ismet Ramadani në intervistën javore për Radion Evropa e Lirë. Më së shumti nga këto sanksione, sipas tij, rrezikohet partia më e madhe opozitare, VMRO-DPMNE, e cila pengon implementimin e Marrëveshjes së Prespës.

Marketing

“Nuk do të jetë e përfunduar, sepse nëse ne kishim një mbështetje me qëllime të mira, qëllimet e mira për shtetin tonë do të vazhdojnë, por vetëm nëse ne mbetemi në atë diskurs, që do të thotë të implementohet Marrëveshja dhe procesi të shkojë deri në fund. Përndryshme është e mundur mënyrë tjetër e paraqitjes së liderëve të vendeve evropiane dhe vendeve anëtare të NATO-s, tani supozoj, mund të na paralajmërojnë sanksione, veçanërisht do të ketë sanksione për partinë më të madhe opozitare, porosi të tilla veç më kanë arritur.

Ne kishim një porosi nga partia e kancelares gjermane Angela Merkel, e cila bën pjesë në të njëjtën familje të partive të djathta ku bën pjesë edhe VMRO-DPMNE”, deklaroi analisti Ismet Ramadani.

Në një situatë kur asnjë parti relevante nuk ofron asnjë alternativë, Ramadani thotë se rruga e vetme për anëtarësim të vendit në BE dhe NATO mbetet implementimi i Marrëveshjes me Greqinë në Kuvend. Ai thotë se kjo përgjegjësi ju takon deputetëve të cilët kanë legjitimitet nga qytetarët për të marrë vendime historike.

“Edhe më tej, zgjidhja më e mirë do të ishte që deputetët në Kuvend të votojnë për ndryshimet kushtetuese, sepse kjo nënkupton përgjegjësi për ata dhe kur themi përgjegjësi në shtet, më përgjegjës dhe më legjitim për vendime historike dhe kruciale janë deputetët, sepse ata e fitojnë legjitimitetin nga qytetarët.

Edhe para vendimeve të tilla historike mendoj se duhet të mendojnë mirë se çfarë nëse nuk kalon Marrëveshja në Kuvend, ndërsa e dijmëse deri më tani nuk ka ndonjë alternativë përveç se të kalojë, të vazhdohet procesi dhe rruga më e shkurtër për anëtarësim në NATO dhe hapjen e bisedimeve me BE-në është kjo”, shprehet më tej Ramadani.

Gjatë ditëve në vazhdim, Ramadani thotë se faktori ndërkombëtarë do të tentojë që të bind VMRO-DPMNE-në të mbështesë ndryshimet kushtetuese në Kuvend, me qëllim që të arrihen afatet kohore për të implementuar në tërësi marrëveshjen me Greqinë.

Marketing