Ramadani prezantoi mënyrën e re për marrjen e barnave

Drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Orhan Ramadani, në një konferencë për shtyp në prani edhe të kryeministrit Zoran Zaev dhe Ministritë të Shëndetësisë, Venko Filipçe prezantoi mënyrën e re të marrjes së barnave.

Marketing

Sipas Ramadanit, heqja e kuotave të barnave nëpër barnatore dhe të sistemit të ri elektronik për marrjen e barnave paraqet një përfitim të shumëfishtë për qytetarët, mjekët, farmacistët dhe punonjësit mjekësor.

Disa nga përfitimet me mënyrën e re janë:
Qytetarët nga sot e tutje mund të marrin barnat në cilëndo barnatore që kanë marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë, për çdo ditë dhe për çdo kohë pavarësisht nëse është fillimi i apo fundi i muajit.

Pacientët nuk do të kenë më nevojë të grumbullojnë sasi të mëdha barnash dhe më pas t’i mbajnë ato stock në në shtëpi, pasi mund t’i marrin ato në barnator në çdo moment.

Do të eliminohen radhët e pritjes nëpër ordinanca dhe nëpër barnatore, ku zakonisht ndodh në ditët e para të muajit, për shkak të përshkrimit të recetave dhe marrjes së tyre.
Sistemi i ri elektronik do të mundësoj të drejta të barabarta për barnatoret dhe të eliminojë konkurrencën e pandershme gjatë shpërndarjes.

Qytetarët do të kenë më shumë transparencë duke kontrolluar çdo gjë online në kohë reale për mënyrën e shpërndarjes, apo vonesat e barnave.
Barnat nuk mund të merren më nga të afërmit e pacientëve.