Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko i shoqëruar nga Ministri Jeton Shaqiri, shefi i kabinetit dhe këshilltarit për çështje fetare, sot vizituan Muftinin e Strugës.
Në këtë vizitë kryetari Merko dhe stafi i tij, biseduan me Myftiun e Strugës, Mr.Salim ef Sulejmani në lidhje me Sahat Kullën dhe me rregullimin e rrugës qarkulluese tek varrezat e qytetit.
Gjithashtu, kryetari Merko siguroi myftiun se, Muftinia e BFI-Strugë do të ketë gjithmonë mbeshtetje nga Komuna e Strugës dhe bashkëpunimi për projektet e radhës do të vazhdojë edhe më tej.