Kryetari i komunës së Strugës Ramiz Merko, kandidat i BDi-së që garon për rrethin e dytë të zgjedhjeve thotë se gjatë qeverisjes së tij i lshtë kushtuar vëmendje e veçantë rinovimeve dhe investimeve në çerdhe, shkolla fillore dhe të mesme me çka i është rikthyer dinjiteti sektorit të arsimit në këtë komunë.
Postimi i plotë:
“Aty ku hapet një derë shkolle, mbyllet një derë burgu” – Viktor Hygo
Ne si administratë kemi qënë të vetëdijshëm për nevojat e sektorit të arsimit në qytet. Prandaj përgjatë këtij mandati i kushtuam vëmendje të veçantë rinovimeve dhe investimeve në çerdhe, shkolla fillore dhe të mesme. ✅
Në këtë drejtim kemi realizuar një sërë projektesh si:
Ndërtimi i shkollës së re “Vëlllezërit Milladinov” në Strugë ✅🔨
Investime në Shkollën Fillore të fsh.Podgorcë ✅🔨
Rekonstruim i hapësirës para shkollës filore në fshatin Oktis ✅🔨
Ndërtimi i këndit të lojërave për fëmijë në Shkollën Fillore
“Vëllezërit Milladinov” ✅🔨
Rekonstruimi i çerdhes “8 Marsi” në qytetin e Strugës ✅🔨
Rekonstruim i “Çerdheve Flutura” dhe “Dielli” në qytetin e Strugës ✅🔨
Investime në SHMK Dr.”Ibrahim Temo” në Strugë ✅🔨
Ndërtimet e sallave sportive në Strugë, Ladorisht dhe Llabunisht ✅🔨
Ne do të vazhdojmë të investojmë në mbarëvajtjen dhe mirëorganizimin e të gjitha institucioneve edukativo-arsimore në të gjithë territorin e Komunës së Strugës. 💚
Edukimi është pasaporta jonë për të ardhmen, ndërsa e ardhmja u takon atyre që përgatiten për të sot. ✅
Zgjidh jetë, voto blertë! ✅
Rretho numrin 3! ✅