Ramiz Merko pozitiv me koronavirus, hospitalizohet në Klinikën infektive në Shkup

Kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko mbrëmjen e djeshme është hospitalizuar në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup.

Marketing

Ai është pozitiv në Kovid-19, por nga partia e tij thonë se është në gjendje stabile. Informacionin për Plusinfo e kanë konfirmuar nga BDI.

Dje kishte dy të infektuar të rinj nga Struga, ndërsa në këtë komunë aktive janë 142 raste me koronavirus.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë komunë nga fillimi i pandemisë është 547.