Mesfushori uellsian Aaron Ramsey beson se Juventusi është klubi i duhur për të dhe po shikon para që të punojë me trajnerin e ri Maurizio Sarri.
Ramsey, që ka firmosur kontratë katërvjeçare me Juventusin në shkurt, është larguar nga Arsenali pasi ka luajtur më tepër se 350 ndeshje gjatë 11 stinorëve.
“Kur kam dëgjuar se Juventusi është i interesuar për mua, më është dukur ëndërr e realizuar. Nuk mund të refuzosh një mundësi të tillë. Ky është klubi i duhur për mua. Shpresoj të jem pjesë e historisë së klubit”, ka thënë Ramsey gjatë prezantimit të hënën, transmeton “Koha Ditore”.
“Lojtarët, trajneri dhe të gjithë në klub më kanë pritur shumë mirë. Kam folur me Sarrin disa herë. Ai është shumë i qasshëm dhe i lehtë për të folur me të. Po shikoj para këtë sfidë dhe shpresoj të luaj rolin tim”.