“Ramstore Mall”, asnjë shqiptar ndër 31 fituesit e lojës shpërblyese

Ramstore Mall ka zgjedhur fituesit e lojës shpërblyese ‘Loja e madhe për KIA-n e madhe’, shkruan Fakte.

Marketing

Mirëpo, për çudi, edhepse pjesa dërmuese e konsumatorëve të saj janë shqiptarë, si në dy qendrat në Çair, ashtu edhe në anën tjetër të Vardarit, asnjë shqiptarë nuk u gjet në listën e fituesve, shkruan fakte.net.

Çmimin kryesor, veturën KIA Stonic e ka fituar Zorica Zhupanovska, ndërsa 30 qytetarë tjerë, të gjithë maqedonas, kanë fituar vauçerë në vlerë prej 1000 denarëve. Shqiptarët janë pa fat, si duket.

Marketing