Nga gjithsej 239 klube që sezonin e kaluar kanë marrë pjesë në Evropë, duke përfshirë kualifikimet për Ligën e Kampionëve dhe Liga Evropë, ekipi më i mirë i Maqedonisë sipas rang listës më të re e cila është publikuar para 5-6 ditëve është Shkëndija.
Kampioni aktual zë vendin e 80-të. Interesant është fakti që pas sajë në listë janë renditur klube të njohura si Sherif, Partizani, Apoel, Gent, Atalanta, Makabi Te-Aviv, Bazeli, Olimpia, Maribori, Fejnordi, Braga, Rijeka, Legia Varshava, CSKA Sofia, Bashakshehir, Saraeva, dhe Zhelezniçari.
Klubi i dytë më i mirë është Vardari i cili renditet në vendin e 187 me 1.000 pikë, pas tij pasojnë Shkupi në vendin e 208 dhe Rabotniçki në 214 të cilat kanë pikë të njëjta sikurse Vardari.
Në kreun e listës janë Barcelona me 28.000 pikë, para Ajaksit i cili ka 25.000 pikë.
RANG LISTA:
1.Barcelona 28.000 pikë
2.Ajaks 25.000
3.Çelzi 25.000
4.Mançester City 25.000
5.Liverpool 24.000
80.Shkëndija 2.500
187. Vardar 1.000
208.Shkupi 1.000
214.Rabotniçki 1.000