Agjencia “Standard dhe Purs” e ka konfirmuar rejtingun kreditor të Maqedonisë. Sipas raportit, pasiguria politike është ulur me përforcimin e shumicës parlamentare, gjë që do të ndikonte në lehtësimin e zbatimit të reformave. Raporti gjithashtu vë në dukje se ka përparime në disa prioritete, megjithatë Agjencia nënvizon se mund të vij deri te përmirësimi i rejtingut kreditor vetëm nëse reformat zbatohen në kohë dhe arrihet përparim I mëtutjeshëm në zgjidhjen e problemit me emrin, gjë që do të çonte drejt perspektivave më të mira ekonomike dhe rritje e mundësisë për anëtarësim në BE. Nga ana tjetër në përkeqësimin e rejtingut kreditor mund të ndikojë kthimi I tensioneve politike ose ngadalësimi I reformave, gjë që do të kishte efekt negative ndaj zhvillimit ekonomik dhe investimeve të huaja. Nga ana tjetër edhe ministri i Financave Dragan Tevdovski në një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve ka theksuar se me afrimin e suksesshëm drejt NATO-s dhe BE-së mund të pritet rritje e përshpejtuar ekonomike. “Nga BE-ja do të kemi përfitime të mëdha, sepse praktikisht do të kemi fonde dhe do të na ndihmojnë në ndërtimin e gjërave të nevojshme siç janë autostradat dhe infrastruktura tjetër”, është shprehur Tevdovski.