Raportet mes SHBA-së dhe Danimarkës të mira, pavarësisht grindjes për Grenlandën

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka lavdëruar Danimarkën pas një grindjeje publike mes të dyja vendeve mbi Grenlandën.

Marketing

Presidenti amerikan, Donald Trump, anuloi një vizitë në Danimarkë.

Trump tha se kryeministrja e Danimarkës ishte “e ligë” kur kundërshtoi idenë e tij për të blerë rajonin e Grenlandën.

Në një telefonatë me ministrin e Jashtëm danez, Jeppe Kofod, sekretari Pompeo “shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e Danimarkës” si një aleat i SHBA-së.

“Sekretari shprehu vlerësimin për bashkëpunimin e Danimarkës si një nga aleatët e Shteteve të Bashkuara dhe kontributet e Danimarkës për të adresuar përparësitë botërore të sigurisë”, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Morgan Ortagus në një deklaratë.

“Sekretari dhe ministri i jashtëm Kofod diskutuan gjithashtu forcimin e bashkëpunimit me Mbretërinë e Danimarkës – përfshirë Grenlandën”, tha më tutje Ortagus.

Në anën tjetër, ministri Kofod tha që bisedimet kishin afirmuar një lidhje të fortë midis dy vendeve.

Kryeministrja, Mette Frederiksen, e kishte quajtur ambicien për të blerë territorin autonome danez “absurd”.

Sipas saj, ideja e shitjes së Grenlandës te Shtetet e Bashkuara është absurde, pasi një këshilltar ekonomik i Trumpit ka treguar interesin e SHBA-së për të blerë ishullin më të madh në botë.

Ajo tha se ishte “e zhgënjyer dhe e habitur” që Trump e kishte anuluar vizitën e tij në Danimarkë.

Udhëtimi ishte planifikuar të bëhej më 2 Shtator, me ftesë të Mbretëreshës Margarethe II të Danimarkës.

Grenlanda përbën territor autonom danez, që gjendet në mes të Oqeanit Atlantik dhe atij Arktik.

Ka një popullsi prej rreth 56,000 personave, si dhe ka qeverinë dhe parlamentin e vet.

Më shumë se 80 për qind e ishullit është e mbulur me shtresa të akullit, për të cilat ka shqetësime se mund të shkrihen si pasojë e ngrohjes globale. /rel