Kryeministri Zoran Zaev në paraqitjen e tij të sotme në Komunën e Shutkës tha se raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për korrupsionin në Maqedoninë e Veriut nuk ka vërejtur korrupsion në dy eshalonët e para të qeverisjes, transmeton Alsat. Zaev tha se pikërisht për këtë arsye nuk do të kërkojë përgjegjësi nga zv/kryeministri për Luftë kundër Korrupsionit, Ljupço Nikollovski.
“Askund në eshalonin më të lartë, por edhe në eshalonin e dytë nuk është gjetur korrupsion. Do të thotë nuk ka korrupsion tek ministrat dhe drejtorët, por është gjetur, sipas analizave, në pjesën e funksionimit të administratës”, tha mes tjerash Zaev.