Maqedonia e Veriut ka shënuar rritje më të madhe në investime në Ballkanin Perëndimor, theksohet në “Raportin Botëror të Investimeve për 2019” në Konferencën e KB-së për tregti dhe zhvillim (UNCTAD’s World Investment Report 2019). Në atë thuhet se hyrja e investimeve të huaja direkte në vend është rritur me 260 për qind, ose prej 205 milionë dollarë në 2017, investimet këtë vit janë rritur për tre herë dhe arrijnë në një rekord prej 737 milionë dollarë.
“Kjo renditje e suksesshëm sipas raportit global për investime për shkak të politikave të reja ekonomike të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në dy vitet e fundit, kur për herë të parë pas një periudhe të gjatë kohore krihet atmosferë e favorshme dhe kushtet reale që vendi të pozicionohet si një destinacion i parashikueshme dhe i qëndrueshme të biznesit. Kryesisht kontribut të madh ka angazhimi i fuqishëm i Qeverisë për të intensifikuar integrimin në BE dhe NATO, ndërsa në këtë mënyrë pozicionin e vendit si një destinacion të qëndrueshëm të biznesit që ofron siguri ligjore dhe ekonomike për investitorët”, tha drejtori i Drejtorisë për Zhvillim të Zonave Teknologjike Industriale (ZHZTI), Aleksandar Mlladenovski.