Raporti i KE-së me kritikat për gjyqësinë, përplasje mes Deskoskës dhe Llogës

Shqetësimet dhe kritikat ashpra drejtuar gjyqësorit, të evidentuara në raport-progresin e Komisionit Evropian për vendin, kanë shkaktuar reagime dhe përplasje mes ish-ministres së Drejtësisë dhe profesoreshës, Renata Deskoska, dhe udhëheqësit aktual të këtij dikasteri, Krenar Lloga. Sipas Deskoskës, raporti nuk ka shënuar progres në krahasim me raportet paraprake. Kërkon që në këtë rast të mos zhvendoset përgjegjësia dhe se betejat për pika të vogla politike mund të jenë fatale. Kjo, sipas saj, duhet ta lëshojë alarmin në Ministrinë e Drejtësisë dhe Këshillin Gjyqësor për të rishqyrtuar rolin e tyre në tejkalimin e gjendjeve ka shkruar Deskoska në Facebook.

Marketing

“Kjo duhet të ndezë alarmin në Ministrinë e Drejtësisë dhe Këshillin Gjyqësor për të rishqyrtuar rolin e tyre në tejkalimin e situatës. Dhe kërkimi i zgjidhjeve nuk duhet të jetë në stilin e “kalimit të topit me përgjegjësi”. Tashmë kishte rënë para tyre dhe kishte bërë një krater të tillë që e gjithë toka mund të rrëshqiste. Raporti i BE-së për (jo) progresin ju tregoi “fotografinë” e vërtetë, të shëmtuar të Dorian Greit. Mos e largo shikimin prej saj, kjo nuk do ta zhdukë.”, shkruan Deskoska në statusin e saj, në Facebook.

Përderisa Deskoska, raportin e pasqyron si një fotografi të shëmtuar, Lloga akuzon se ndryshimet ligjore që sollën vendin në këtë situatë janë përpiluar fshehurazi nga profesor, duke iu referuar Deskoskës.

“Në terr shkruajnë ndryshimet ligjore për ta shkatërruar sistemin e drejtësisë, në dritë mbajnë leksione për të drejtën. O TEMPORA, O MORES.”- ka shkruar Lloga në statusin e tij, në FB.

Në raport është theksuar se Këshilli Gjyqësor duhet të përpiqet të mbrojë integritetin dhe pavarësinë e gjykatësve dhe institucioneve dhe t’i rezistojë çdo ndikimi të jashtëm. Nuk mbetën pa u theksuar anulimet e shpeshta të gjykimeve të korrupsionit të lartë dhe miratimi i ndryshimeve të Kodit Penal, me procedurë të përshpejtuar. Së fundmi ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, kishte deklaruar se është në luftë të hapur me Këshillin Gjyqësor duke i adresuar një sërë kritikash e sidomos pas shkarkimeve të dy kryetarëve të Këshillit dhe emërimin e gjykatësve, të cilët kanë raporte kontestuese në punë. Për tejkalimin e kësaj situate nga Ministria e Drejtësisë kanë njoftuar formimin e një grupi punues prej ekspertëve më të mirë për të realizuar reforma në Këshillin Gjyqësor.

Marketing