Raporti i KE-së: Progres i kufizuar në arsim

Maqedonia e Veriut pjesërisht është e përgatitur në fushën e arsimit, konstaton Komisioni Evropian në Raportin Vjetor për progresin e vendit. Është arritur progres I kufizuar në periudhën që ka të bëjë me raportin, por merret parasysh edhe ndikimin I pandemisë së COVID-19. KE thotë se ngadalë po zbatohet Strategjia për arsim 2018 – 2025. Mbetet të vlejnë rekomandimet nga raporti I vitit të kaluar për shkak se pjesërisht janë realizuar.

Marketing

Vitin e ardhshëm RMV-ja, sipas rekomandimeve nga Kapitulli 26 I Raportit, duhet të veprojë për të miratuar Ligjin për arsimin professional dhe trajnimin dhe në vendosjen dhe operacionalizimin e qendrave rajonale për arsim professional dhe ta finalizojë dhe miratojë ligjin për arsimin e të rriturve, ta përmirësojë qasjen për arsim cilësor, në veçanti për fëmijët me nevoja të posaçme dhe fëmijëve romë, të rrisë regjistrimet në arsimin parashkollor dhe ta përmirësojë mbështetjen për trajnimin dhe zhvillimin professional të mësimdhënësve.

KE-ja në Raport thotë se në vitin 2021 harxhimet publike për arsim dhe trajnim kanë shënuar rritje të vogël prej 3.76% nga BPV-ja, duke shtuar se është shumë larg mesatares së BE-së prej 5%. Kjo pengon zbatimin e Strategjisë për Arsim 2018 – 2025. Thuhet se harxhimet janë shumë joefikase, kryesisht për shkak të formulave të vjetëruara për shpërndarjen e mjeteve për arsimin publik nga ana e Komunave.

Edhe pse është arritur një progres i caktuar në arsimin parashkollor, niveli I përgjithshëm I regjistrimit mbetet I ulët. Në vitin 2021, vetëm 45% e fëmijëve të moshës 3 deri 6 vjeç janë regjistruar në institucione të licensuara parashkollore.

Lidhur me shkallët tjera të arsimit, në vitin shkollor 2020-2021 ishin regjistruar 71.811 nxënës në shkollat fillore dhe të mesme.

Në tre vitet e fundit, shënohet ulje e regjistrimit të studentëve në vitin e parë të studimeve, por gjatë kësaj periudhe për 6% nga 45 në 52% është rritur përqindja e studentëve Romë të regjistruar në institucionet e arsimit të lartë.

KE-ja thotë se progresi në reformimin e programeve arsimore për arsim dhe mos`harmonizimi I aftësive është penguar nga mungesa e financave dhe kapaciteteve.

“Edhe pse RMV-ja ka shënuar progres shumë të mirë lidhur me numrin e njerëzve me arsim të lartë, programet arsimore nuk janë mirë të harmonizuara që t`i pajisin studentët e diplomuar me aftësitë e duhura që t`i përgjigjen kërkesave të fuqisë punëtore. Mbështetja shtetërore financiare për arsimin është e pamjaftueshme, kurse koordinimi midis sektorit arsimor dhe atij të biznesit është i dobët”, thuhet në Raportin e KE-së për arsimin.

KE-ja përmende se RMV-ja vazhdon aktivisht të merr pjesë në programin arsimor të BE – Erazmus Plus dhe në Korpusin Evropian të solidaritetit. Në thirrjen për vitin 2021 janë ndarë grante për 118 projekte, duke llogaritur edhe 22 për të Rinjtë./KlanMacedonia/