Raporti i policisë për aksidentin e parashutistëve të huaj në Krushevë

56 vjeçari I.V. nga Ukraina dhe 54 vjeçari I.P. nga Britania e Madhe janë dy parashutistët të cilët humbën jetën në fatkeqësinë e djeshme që ndodhi në Meçkin Kamen të Krushevës.

Marketing

Sipas policisë, tragjedia ka ndodhur dje në orën 12:30 minuta, gjatë kohës kur është zhvilluar turneu i parashutistëve “British Open Championship 2018”, kur dy parashutistët janë përplasur me njëri tjetrin në ajër. Ukrainasi I.V. ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa britaniku I.P. me lëndime të rënda trupore u transferua në Spitalin e Prilepit ku edhe ndërroi jetë më vonë.

Nga Prokuroria Themelore Publike thanë se ditën e djeshme prokurori përgjegjës nga Prokuroria Themelore e Prilepit në bashkëpunim më ekipin e krim-teknikës nga MPB, ka kryer hetimet në vendin e ngjarjes ku humbën jetën dy parashutistët. Për zbardhjen e tërësishme të rastit është dhënë urdhër mbledhjen e gjurmëve dhe fakteve.

Trupat e viktimave me urdhër të prokurorit janë dërguar për obduksion.

Marketing