Raporti i Progresit, Gir: I drejtë dhe i sinqertë, plotësoni detyrimet!

Mungesa e përparimit në fushën e sundimit të ligjit, gjyqësorit, mosluftimi i korrupsionit, si dhe shqetësimet e polarizimit në Kuvend, në momentet kryesore të së ardhmes së vendit ishin vërejtjet e euroambasadorit, Dejvid Gir, pas publikimit të Raportit të Progresit për vendin tonë. Përmendi edhe tejkalimin e kufirit të punës parlamentare me procedura të përshpejtuara, ndërkaq bën thirrje që flamuri evropian të shfrytëzohet për ligjet që duhet të harmonizohen me legjislaturën e BE-së, e jo për ta shkurtuar debatin për çështje të rëndësishme. Gir potencoi notat e mira që vijnë në fushën e kritereve ekonomike, luftën kundër krimit të organizuar dhe migracionit të paligjshëm, por megjithatë dera për hapjen e kapitujve me BE-në është në duart e Kuvendit, thotë ai, gjegjësisht në miratimin e ndryshimeve kushtetuese.

Marketing

“Reformat janë absolutisht me rëndësi themelore. Sa i përket procesit aderues lidhur me ndryshimet kushtetuese, është e qartë Marrëveshja se tashmë i kemi filluar bisedimet, skriningu po rrjedhë mirë, kërkesa për udhërrëfyesit është miratuar. Hapi i radhës është identifikimi dhe lëvizja drejt bisedimeve për klasterin e parë, që varet nga ndryshimi i Kushtetutës. Duam ta inkurajomë pushtetin, institucionet shtetërore, si dhe të gjithë aktorët politik, që të bëjnë më shumë për fushat ku nuk është arritur progres apo është shënuar proces i kufizuar.”, – deklaroi euroambasadori, Dejvid Gir.

Marketing