U bë një vit i plotë që nga çasti kur morra besimin tuaj për të udhëhequr komunën tonë. Duke u bazuar në parimin e llogaridhënies dhe transparencës si shtylla bazë të kodit etik të funksionarëve lokal po prezantoj para jush raportin e punës tonë njëvjeçare.
Ajo që kisha primare që në fillim të marrjes së mandatit ishte ti përgjigjem zërit të kërkesave tuaja që ishin të përfshira në dy faqet e fundit të “Kontratës” e që kishin të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturës rrugore (asfaltimin e rrugëve dhe bekatonizimin e trotuareve), ngritjen e nivelit të pastërtisë publike, krijimin e zonave të gjelberta dhe këndeve për fëmijë.
Duke dashur që të jap një raport për punën e deritanishme në këtë afat të shkurtër kohor, se çka është bërë në Çair po i potencoj veprimet e ndërmarra nga ana e Komunës së Çairit gjatë këtij viti:
• Asfaltuam 2500 m2 rrugë në kompetencë të Komunës së Çairit për një vit, riparuam trotuare me material të asfaltit në gjatësi prej 800 m2 dhe riparim anësor 500 m;
• Rregulluam trotuare me bekaton në hapësirë prej 2500 m2 dhe anësor 500 m;
• Fituam grantin nga Banka Botërore për rekonstruimin e kalldërmës së Çarshisë së Vjetër dhe zhvillimin e turizimit (unifikimin e vitrinave të dyqaneve)
•Aplikuam për kredi në Bankën Botërore me projektin për panele solare të objektit të Komunës dhe shkollave fillore dhe kopshteve për fëmijë;
• Në bashkëpunim me organizatën Habitat filluam projektin për efikasitet energjetik për banesat kolektive;
• Kanë përfunduar projektet për ndërtimin e rrethrrotullimeve në udhëkryqim që lidh rr. Kemal Sejfulla dhe Brigada e Dytë Maqedonase dhe në rr. Xhon Kenedi;
• Krijuam parqe të reja në lagjen Fushë Topanë dhe Çair të Vjetër me Ndërmarrjen Publike “Parqet dhe gjelbërimet”;
• Vendosëm pajisje urbane në parqet e reja (shporta për mbeturina dhe ulëse parku);
• Projektin për tribunën e re të stadiumit të K.F. Shkupi e bëmë pjesë të Buxhetit te UEFA – së për vitin 2019;
• Përkrahëm suksesin e sportistëve të rinjë përmes finansimit të pjesëmarrjes së tyre në shumë gara sportive;
• Krijuam 2 fitnes zona në hapësira të hapura;
• Krijuam korsi të re për biçikleta përgjatë bulevardit “Brigada e Dytë Maqedonase”;
• Ndihmuam dhe bashkëpunuam në realizimin e projekteve të organizatave joqeveritare dhe organizatave për trajtimin e personave me nevoja të veçanta;
• Organizuam koncerte për shënimin e datave të rëndësishme kombëtare si dhe kremtuam Ditën e Alfabetit në prani të delegacionit me zyrtarë të lartë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia ku prezantuam simbolin e ABC-së në Sheshin Skenderbeu;
• Janë ndërmarrë aksione masive për mirëmbajtjen e pastërtisë së ambientit jetësor ku u angazhuan të gjithë punëtorët sezonal të Komunës;
• Mirëmbajtja e rregullt e ndriçimit publik në territorin e Komunës së Çairit;
• Është realizuar krasitja e degëve të drunjve si dhe prerja e drunjve të rrezikshëm në prag të rënies në rrugët “Xhon Kenedi”, “Brigada Maqedone-Kosovare”, “Brigada e Dytë Maqedonase”, “Hristijan Todorovski Karposh”, “Kemal Sejfulla” dhe në vijim është krasitja e drunjve në Parkun e Çairit. Drunjtë e vjetëruar janë shëndërruar në vepra artistike (shtëpiza të drurit);
• Angazhimi i inspektoratit komunal për largimin e shitësve jolegal nga hapësirat publike ku qarkullojnë qytetarët;
• U rregullua bulevardi në zonën e Bit Pazarit me vendosjen e një taksi stacioni të ri, mbjelljen e drunjve përgjatë bulevardit, vendosjen e shtyllave që do të parandalojnë parkimin e veturave nëpër trotuare dhe dislokimin e shitësve të luleve;
• Dizajnimi i web faqes së re në dy gjuhë si mekanizëm efikas i transparencës dhe komunikimit me qytetarët. Krijimi i shërbimit “Kontakto Komunën” përmes së cilit qytetarët mund të parashtrojnë kërkesat e tyre.
Viti 2019 do të jetë vit i vazhdimësisë së punës tonë dinamike dhe i realizimit të këtyre premtimeve:
– Ndërtimi i kopshtit të ri për fëmijë “Bambi”,
– Ndërtimi i Pishinës shkollore;
– Rekonstruimi të Palestrës sportive “Partizan”
– Ndërtimi i bibliotekës komunale
– Ndërtimi i leximores së re
– Ndërtim i garazheve në kate
– Rregullimi i komunikacionit njëkahësh në lagjet Çairi i Vjetër, Gazi Babë dhe Fushë Topanë;
– Ndërtimi i rrethrrotullimeve të reja si dhe projekte tjera.
Gjithmonë në shërbim tuajin e të përkushtuar për të përmisëruar cilësinë e jetesës.