Raportohet për mbi 500 të vrarë nga një sulm në një spital në Gazë

Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka deklaruar se një sulm ajror izraelit e ka goditur sot një spital të qytetit të Gazës të mbushur me të plagosur dhe palestinezë të tjerë që kërkonin strehim, duke vrarë qindra prej tyre.

Marketing

Ndonëse ende nuk është konfirmuar se u krye nga izraelitët, nëse del të jenë ata kryesit, atëherë ky sulm do të përbënte deri tani sulmin ajror më vdekjeprurës izraelit në pesë luftëra të zhvilluara që nga viti 2008, raporton Associated Press, transmeton Reporteri.net.

Fotot nga Spitali al-Ahli shfaqin imazhe të zjarrit që ka përfshirë sallat e spitalit, xhama të copëtuar dhe pjesë trupi të shpërndara në të gjithë zonën. Ministria tha se të paktën 500 njerëz ishin vrarë.

Disa spitale në qytetin e Gazës janë bërë strehë për qindra njerëz, duke shpresuar se ata do të kurseheshin nga bombardimet pasi Izraeli urdhëroi të gjithë banorët e qytetit dhe zonave përreth të evakuoheshin në Rripin jugor të Gazës.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Admirali Daniel Hagari tha se ende nuk ka detaje mbi vdekjet në spital.

“Ne do t’i mësojmë detajet dhe do të përditësojmë publikun. Nuk di të them nëse ishte një sulm ajror izraelit.”