Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola vaon Cramon-Taubadel ka komentuar zhvillimet e fundit përfshirë vonesën në krijimin e Qeverisë së re.Pas zgjedhjeve në tetor, qeveria e re e Kosovës ende nuk është formuar dhe dialogu Beograd-Prishtinë mbetet i ngrirë.
“European Western Balkans” bisedoi për sfidat e menjëhershme dhe perspektivat e ardhshme për Kosovën me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon-Taubadel, transmeton lajmi.net.
EWB: Shumëkush ishte optimist për të ardhmen e afërt të Kosovës pas zgjedhjeve në tetor, por fituesve u nevojitet një kohë shumë e gjatë për të formuar një qeveri. Çfarë efekti ka kjo në qytetarët e Kosovës që aspirojnë BE?
Viola von Cramon-Tabudel: Politikanët tani kanë një përgjegjësi të madhe, ata duhet të krijojnë një koalicion në një mënyrë apo tjetrën, menjëherë pas zgjedhjeve të gjithë prisnin që një qeveri të formohet shumë shpejt, natyrisht, qytetarët janë të irrituar, sepse asgjë nuk ka ndodhur për një kohë kaq të gjatë. Njerëzit do të humbasin shpresën, nëse politikanët nuk bien dakord së shpejti.
EWB: A mendoni se qeveria e re do të heqë taksën 100% dhe të rifillojë dialogun e ndërmjetësuar nga BE me Serbinë?
VCT: Shpresoj që taksa 100% të hiqet, por gjithashtu duhet të kemi parasysh që ishte një reagim nga ana e Prishtinës për fushatën ndërkombëtare të Beogradit kundër njohjes së Kosovës, e cila ishte një veprim i panevojshëm nga Beogradi në radhë të parë.
EWB: A duhet BE të bëjë më shumë për të ringjallur dialogun Beograd-Prishtinë? A mendoni se një i dërguar special, si ai i emëruar nga Uashingtoni, duhet të emërohet gjithashtu nga Brukseli?
VCT: Një i dërguar special do të vlerësohej shumë. Sidomos dikush me peshë të rëndë politike, i cili me të vërtetë e kupton rajonin, kompetent dhe mund të pranohet nga të dy palët.
EWB: Cilat mendoni se duhet të jenë prioritetet e qeverisë së re përveç normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë?
VCT: Sigurisht, shpresoj që me një qeveri të re të mundshme në Prishtinë të kemi një fillim të ri. Sidoqoftë, kur Brukseli përqendrohet kaq shumë në dialog, ne thjesht i lëmë Beogradin dhe Prishtinën të kalojnë me çdo lloj politikë që bëjnë. Ne kemi nevojë për të adresuar çështjet e korrupsionit, sundimin e ligjit, politikat sociale, politikat mjedisore etj.: Në një afat të gjatë natyrisht kemi nevojë për një dialog, por nuk është mirë kur Vuçiq dhe Thaçi mund të bëjnë gjithçka, sepse Brukseli ka vetëm pyetje rreth dialogut Beograd-Prishtinë.
EWB: BE ka vëzhguar zgjedhjet në Kosovë që nga viti 2009, vitin e kaluar keni qenë Shefe e Vëzhgimit. A mendoni se demokracia në Kosovë është përmirësuar me kalimin e viteve?
VCT: Unë nuk mund të them me siguri pasi nuk u përfshiva në vitin 2009. Ajo që mund të them me siguri se ka ende shumë mangësi, ka një numër institucionesh mosfunksionuese; abuzimi i burimeve publike për fushatën zgjedhore, kapja e shtetit është një kërcënim i vërtetë në vend dhe lidhjet midis biznesit dhe elitave politike nuk janë as ideale.
EWB: Ndërsa keni dhënë vlerësim përgjithësisht pozitiv të procesit zgjedhor në Kosovë në vitin 2019, keni shkruar se zgjedhjet në zonat me shumicë serbe ishin dëmtuar nga frika. Lista Serbe e mbështetur nga Beogradi fitoi 86% të votave në katër bashki në Veri. A ka shkuar shumë shpejt kjo temë nën radar shumë shpejt sipas mendimit tuaj?
VCT: Unë besoj se kjo situatë është shumë shqetësuese. Kemi dëgjuar shumë prova për frikësimin e votuesve, por sidomos presioni ndaj kandidatëve ishte shumë i lartë. Kjo nuk është e drejtë, është në interes të njerëzve që të kenë një përfaqësim të vërtetë të pakicave dhe idetë e tyre politike në Parlament në Prishtinë, pavarësisht nëse Beogradi i pëlqen përfaqësuesit serbë apo jo.
EWB: Pas dy Rezolutave të rëndësishme të miratuara nga Parlamenti Evropian, për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe në Konferencën për Ardhmërinë e Evropës, a mund të na thoni cili është pozicioni i grupit të Greens / EFA në zgjerimin dhe pranimin të Ballkanit Perëndimor?
VCT: Ishte një gabim historik mbyllja e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Sigurisht, e ardhmja për Ballkanin Perëndimor është brenda BE, por BE duhet të përdorë mjetet e saj më mirë. Ne kemi nevojë për shkopinj dhe karrota për rajonin. Për momentin, ne nuk jemi duke përdorur asnjërën prej tyre siç duhet. Nuk ka karota, “qëllimi përfundimtar” i zgjerimit të BE nuk është në horizont, por nëse shikojmë regjimin pa viza për Kosovën, shohim të njëjtën gjë: ata dorëzojnë, Kosova implementon reformat e kërkuara dhe atëherë asgjë nuk ndodh sepse Këshilli e bllokon atë. Por shkopinjtë gjithashtu nuk janë në të vërtetë: sipas Traktatit të Komunitetit të Energjisë, Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor janë të detyruar të përmirësojnë cilësinë e ajrit dhe të zvogëlojnë emetimet e tyre të ndotjes, por vendet nuk po respektojnë detyrimet e tyre. Dhe çfarë ndodh? Asgjë, nuk ka gjoba financiare ose të tjera në vend. Kjo fjalë për fjalë vret mijëra njerëz çdo vit.
Ne duhet t’i ndihmojmë ata për t’u integruar në BE, por kemi nevojë për kushte më të rrepta, dhe nuk duhet të jemi të kënaqur kur qeveritë krijojnë institucione fasadash ose miratojnë rregulla të cilat atëherë ato nuk i zbatojnë fare.