Marcus Rashford ka shpalosur objektivat me Manchester United, me lojtarin që po kërkon të rikthej në Old Traford trofeun e Ligës së Kampionëve dhe Premierligës.
‘Djajtë e Kuq’ ishin konkurrent të rregullt për këto dy çmime, kur drejtoheshin nga Sir Alex Ferguson.
Legjendari Ferguson kishte sjellë titullin e Premierligës 13 herë gjatë karrierës së tij, dhe pas largimit të tij, shumë trajnerë kanë dështuar ta fitojnë këtë trofe.
“Unë definitivisht dua të fitojë Ligën e Kampionëve dhe Premierligën me Manchester Unitedin”, ka deklaruar Rashford.
“Duke u rritur pashë këto gjëra duke u fituar, dhe është bërë normale”.
“Tani jemi në një pozitë të mirë sepse shoh ku po shkon ekipi, dhe jemi në drejtimin e duhur. Thjesht duhet të jemi të durueshëm dhe të vazhdojmë të përmirësohemi”.