Milot Rashica është duke menduar largimin nga skuadra gjermane, Werder Bremen.
Vushtrriasi është duke u përcjellur nga disa klube evropiane, kryesisht nga Premierliga.
Por, 23-vjeçari pohon se ai nuk është duke menduar për të ardhmen e tij, pasi dëshiron ta ndihmojë Werder Bremenin të mbijetojë.
“Nuk e kam menduar këtë pjesë. Sepse në këtë situatë sportive, nuk mendohet kjo gjë”, ka thënë Rashica në ‘SID’.
“Në fund, kjo nuk e ndihmon askënd, as klubin. E marrë situatën aktuale me seriozitet dhe dua të bëjë gjithçka që mundem”, thotë më tej vushtrriasi.
“Një ditë, dua të sfidoj lojtarët më të mirë në botë dhe të luaj në Ligën e Kampionëve. Jam duke punuar shumë për këtë dhe e di se mund ta arrij”, shtoi ai.
Kontrata aktuale e Rashicës skadon në verën e vitit 2022, teksa ai kërkohet nga Liverpooli dhe Aston Villa.