Rashica e mbanë premtimin, e merr në shtëpinë e tij portierin e Çekisë

Portieri i Çekisë kishte njoftuar se bashkëlojtari i tij, Milot Rashica e ka ftuar atë në shtëpinë e tij.

Marketing

Pavlenka me shaka kishte treguar se Rashica i ka thënë se do ta ftojë në shtëpinë e tij për një festë në mënyrë që ta humb fuqinë para ndeshjes me Kosovën, shkruan Indeksonline.

E duket se kosovari e ka mbajtur fjalën pasi në rrjetin social Instagram Rashica ka publikuar një foto me portierin, e ku edhe është një mbishkrim ku thuhet “Tri pikët do të qëndrojnë në Kosovë më fal vëlla”.

Kurse po ashtu edhe portieri çek ja ktheu “nderin” Milotit, duke postuar edhe ai foton ku janë së bashku, duke i thënë “Gëzohem që të shohë dhe tre pikë për Çekinë vëlla”.
Ndeshja në mes Kosovës dhe Çekisë do të zhvillohet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 15:00.

Marketing