Ballina Sport Rashica i lumtur me golin e parë për Beshiktashin

Rashica i lumtur me golin e parë për Beshiktashin

Milot Rashica është shprehur i lumtur që ka nisur me gola te Beshiktashi.

Marketing

Sulmuesi i krahut realizoi të dielën në fitoren 2:0 ndaj Sivassporit. Për Rashicën ishte paraqitja e dytë në Superligë për Beshiktashin.

“Jam shumë i lumtur që kam shënuar gol dhe kam ndihmuar ekipin. Gjëja më e rëndësishme ishte të fitojmë trp ikë sot. Kemi fituar para tifozëve tanë. Tani i kemi ndeshjet me përfaqësuese. Kemi lojtarë që shkojnë në përfaqësuese. Do të kthehemi më të fortë nga pushimi për ndeshje të përfaqësueseve. Si ekip po bëhemi gjithnjë e më i mirë. Është vetëm fillimi i edicionit. Do të bëjmë shumë gjëra të mira së bashku”, ka thënë Rashica, shkruan faqja zyrtare e Beshiktashit.

Marketing
Exit mobile version