Ballina Lajme Maqedoni Skandali në Onkologji, deklarohet ish ministri i shëndetësisë Bekim Sali

Skandali në Onkologji, deklarohet ish ministri i shëndetësisë Bekim Sali

Ish-ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, ka deklaruar se gjatë mandatit të tij ka kërkuar revizion financiar në Klinikën e Onkologjisë dhe ka kërkuar dorëheqjen e drejtorit mjekësor, pasi është vërejtur rritje e borxhit të klinikës ndaj furnizuesit të terapisë së re.

Marketing

“Kemi pasur një vërejtje në pjesën e menaxhimit me terapi biologjike nga periudha kur është futur si terapi inovative për pacientët onkologjikë. Klinika filloi të rrisë borxhin ndaj furnizuesve të barnave dhe në disa raste kemi kërkuar që të gjendet një zgjidhje se si dhe cilëve pacientë u përshkruhet kjo lloj terapie. Duke ditur që kjo lloj terapie jepet në pesë klinika, problemet më të mëdha financiare i kemi pasur në Klinikën Universitare për Radioterapi dhe Onkologji. Meqenëse nuk morëm asnjë zgjidhje nga drejtori mjekësor, kërkuam një revizion dhe për të njëjtën periudhë është kërkuar edhe dorëheqja e drejtorit mjekësor, tha Sali.(INA)

Marketing
Exit mobile version