Rashica starton ndaj Manchester Cityt

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Norwichit dhe Manchester Cityt.

Norwichi i Rashicës kërkon rezultat pozitiv nga lideri i tabelës për t’i ikur zonës së rrezikshme.

Momentalisht, “kanarinat” gjenden në vendin e 18-të me 17 pikë gjithsej dhe nëse mbesin në këtë pozitë do të bien nga liga.

Në anën tjetër, Manchester City gjendet në pozitën e parë me 61 pikë, nëntë më shumë se Liverpooli që ka një ndeshje më pak të luajtur.

Startues për Norwichin në këtë takim është edhe ylli kosovar, Milot Rashica.

Marketing