Rashica ‘thyen’ Malin e Zi – Kosova në epërsi

Është zhbllokuar rezultati në ndeshjen Mali i Zi – Kosova.
Kombëtarja Dardane është duke luajtur ‘testin’ e dytë në kualifikimet e Euro 2020, kundër Malit të Zi, në Podgoricë.

Marketing

Kanë mjaftuar vetëm 23 minuta që të zhbllokohet rezultati në këtë takim, rezultat që tash shkon në favor të Kosovës.
Ishte sulmuesi i Werder Bremen, Milot Rashica, ai i cili tundi rrjetën e malazezëve, kur po luhej minuta e 23’ shkruan lajmi.net.

Me rezultatet momentale në Grupin A, Kosova renditet në vendin e dytë në grup.
Më poshtë lajmi.net ua përcjell golin e shënuar nga Milot Rashica.