Ish sekretari gjeneral i Qeverisë, Dragi Rashkovski do të dalë nga paraburgimi në burgun e Shuto Orizares dhe do të shkojë në arrest shtëpiak.
Kjo vjen, pasi Gjykata e Apelit ka vendosur që masën e paraburgimit të zëvendësojë me masën e arrestit shtëpiak.
Vendimi për zëvendësim të masave, nuk vjen për shkak të pranimit të garancisë, pasi një gjë e tillë fare nuk është shqyrtuar nga Gjykata e Apelit.
Garancia ofrohet në rast se ekziston rreziku nga arratisja dhe shfuqizimit në tërësi të masës së paraburgimit, ndërkaq Rashkovski dyshohet vetëm se mund të ndikojë ndaj dëshmitarëve.