Rashkovski në liri, MPB: Ka leje nga gjykata për shkaqe shëndetësore

Edhe një jtejët I dënuar me arrest shtëpiak, është fotografuar teksa ecën lirshëm në lagjen Aerodrom në Shkup. Nga MPB konfirmojnë se fotografia në të cilën shihet ish sekretari general i Qeverisë, Dragi Rashkovski, është autentike. Konfirmojnë se ai ka leje nga gjykata për të dalë nga shtëpia për nevoja shëndetësore. Shtojnë se me përjashtim të disa orarve të lejuara për lëvizje, Rashkovski respekton masën e arrestit shtëpiak.

Marketing

“Dragi Rashkovski ka leje nga Gjykata Penale Themelore Shkupi 1. Për shkak të nevojave shëndetësore atij i lejohet të largohet nga shtëpia për të shkuar në kohën e caktuar për të marrë kujdesin shëndetësor. Leja është për ditë të caktuara. Në pjesën tjetër të ditës (përveç periudhës prej disa orësh, e cila lejohet nga gjykata) Dragi Rashkovski respekton masën. Konkretisht, sot u bënë dy kontrolle nga zyrtarët policorë të SPB Shkup dhe Dragi Rashkovski respekton masën që i është shqiptuar.”, thonë nga MPB.