Rashkovski në ofensivë: Ja çfarë paralajmëron

Dragi Rashkovski, Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, paralajmëron procedurë gjyqësore pas bisedës së dytë të përgjuar që u njoftua kundër tij natën e kaluar. Pas regjistrimit të dytë audio, opozita pretendon se atij nuk i lejohet të kontaktojë me operatorin Leonardo para se të marrë tenderin për sistemin e sigurisë në Maqedoni. Përveç kësaj, Rashkovski përsëriti edhe një herë se mosrealizimi i gjatë i këtij prokurimi publik ishte një rrezik i madh për pasagjerët në hapësirën ajrore të Maqedonisë dhe njoftoi ballafaqim gjyqësor me zëdhënësin Kliment Çepunjovski, i cili në këtë rast ka inçizuar bisedën, përcjell FLAKA.

Marketing

“Para fakteve dhe perënditë heshtin. Nuk ka dy qiej të veçantë në të cilën ne fluturojmë. Vetëm një. Siguria është po aq e rëndësishme për të gjithë ne. Nëse në momentin e incidentit ka pasur një sistem rezervë që duhej të ishte blerë qysh në vitin 2015, rreziku i një aksidenti do të ishte minimal. Dikush po përpiqet të tregojë kujdesin për qytetarët si punë ilegale. Qytetarët na kanë zgjedhur që të kujdesemi për ta. Gjykata do të gjykojë pretendimet e rreme të disa aktorëve politikë. Raporti i M-Nav nga 18 mars 2019, qeveria thotë: “Një mbledhje urgjente u thirr nga Presidenti i Bordit të Drejtorëve, Nikolçe Taseski, i cili vendosi që Klement Çeunjoski ka dërguar persona joprofesionistë pa leje për të vëzhguar procesin e përmirësimit të radarit”, tha Rashkovski në Facebook.

Në të njëjtën kohë për televizionin Telma tha se nuk kishte asnjë koment mbi rastin me regjistrimin e dytë audio dhe i bëri thirrje autoriteteve hetuese që të punojnë në këtë rast.

Kryeministri Zoran Zaev sot nga Shtipi tha se së pari dëshiron të shohë argumentet dhe regjistrimet para sjelljes së vendimit në lidhje me Rashkovskin.

“Nëse ka bërë gabim, ka ligje para të cilave duhet të përgjigjet, por ka kufij etikë deri ku mund të shkohet kundër tij”, tha Zaev.