Rashkovski paralajmëron padi për disa portale

Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski, në konferencë për media që u mbajt për skandalin në lidhje me furnizimin e sistemit të radarëve për SHA Navigacioni i Maqedonisë, tha se u kërkon falje të gjithëve që janë ndjerë të ofenduar në audio incizimin në lidhje me tenderin për blerje të sistemit të radarëve.

Marketing

Ai pohoi se zëri në audio incizimin është tij, por nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarëve për atë se çfarë do të thotë ajo që duhet të ketë 15% shpërblim. Në insistimin se a do të japë dorëheqje, u përgjigj – jo, ndërsa paralajmëroi padi kundër ish-drejtorit të M-NAV, Kliment Çepunjovski për incizim të paautorizuar, por edhe padi për shpifje dhe ofendim për Ivanka Vasilevskën nga VMRO-DPMNE-ja, më pas për Goran Momirovski-n, Lupço Zllatev-in, Lupço Pallevski-në, Milenko Nedellkovski-në, Irena Radovanoviq, Valon Belën dhe partinë Besa, si dhe për disa portale.

“Unë e marr fajin, përkatësisht përgjegjësinë që të kërkoj falje ndaj gjithë shteteve që janë përmendur në kontekst negativ në versionin e bisedës, ndaj gjithë popujve dhe kështu me radhë, ndaj cilido, i cili është ndjerë i ofenduar në versionin e bisedës së publikuar. Edhe një herë i kërkoj falje Italisë deri në qiell, e cila është mik i jonë i madh, edhe një herë i kërkoj falje komitetit romë”, theksoi Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski.

Marketing