Rast i rëndë në Gostivar. Zbuloni detalet!

Në rrugën Industriale në Gostivar, në njërën nga banesat e reja kolektive ka ndodhur një rast tragjik. Një person i moshuar i moshës rreth 70 vjeçare është gjetur i vdekur në banesën ku jetonte i vetëm, raporton Gostivari Sot

Marketing

Dyshohet që personi ka ndërruar jetë para dy ditëve, prej kur nga ana e fqinjeve nuk është parë duke hyrë apo dalur nga banesa.

Ka qenë kundërmimi i kufomës që ka ndjallur dyshimet që diçka ka ndodhur brenda banesës ku jetonte i ndjeri, pas çka, ata kanë denoncuar rastin në Polici, Zjarrfikësit dhe Ndihmën e shpejtë.

Është dashur që të mbërri prokurori publik në vendngjarje që zjarrfikësit dhe policia të ndërhyjnë në hapjen e derës hyrëse të banesës. Pasi është hapur dera, është konstatuar që banori i banesës ka ndërruar jetë.

Në momentet që po raportojmë (ora 24), në vendngjarje ekspertizë bëjnë prokurori publik dhe organet e policisë.

Gostivari Sot nesër do tu njofton me informacione zyrtare rreth rastit. Gostivari Sot

Marketing