Rast i rëndë në Maqedoni – Profesori sulmon seksualisht nxënësen 15 vjeçare

Paraburgim prej 30 ditëve për një profesor nga Krusheva për shkak të tentimit për sulm seksual ndaj nxënëses së tij.

Prokuroria themelore publike Prilep solli Urdhër për ngritjen e procedurës hetuese kundër një personi 54-vjeçar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale – Sulm seksual me keqpërdorim të pozitës.

Marketing

I dyshuari më 17.12.2020 rreth orës 10:00, me keqpërdorim të pozitës së tij si profesor në një shkollë në Krushevë, ka kryer veprime seksuale ndaj nxënëses së tij të moshës 15 vjeçare, e cila iu besua atij për shkak të mësimit. Veprën penale i dyshuari e ka kryer, duke sulmuar vajzën në klasë, me këtë rast vajza e ka shtyrë dhe ka dalë nga klasa, kumtoi Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Prokurori publik, i cili vepron në lëndën, deri te Gjykata në procedurë paraprake pranë Gjykatës themelore Prilep ka parashtruar propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarit. Propozimi u pranua dhe Gjykata me vendim, të dyshuarit i caktoi masë paraburgimi me kohëzgjatje prej 30 ditëve.

Marketing