Një rast tragjik është regjistruar në Mavrovë, në të cilën ka humbur jetën një i mitur.
Sipas informacioneve nga SPB Tetovë, dje në orën 18:00 në Policinë e Mavrovës, 55-vjeçari D.Gj. ka raportuar se djali i saj i mitur ka mbetur i lënduar dhe ka ndërruar jetë pasi i ka rënë një bojler në shtëpi.
“Me datë 27.06.2024 në ora 18:00 në Policinë e Mavrovës D.Gj. (55) ka raportuar se djali i saj i mitur është lënduar dhe ka ndërruar jetë pasi mbi të ka rënë një bojler në shtëpinë në zonën e Mavrovës.
Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa ekipi i Policisë rajonale të Gostivarit ka bërë kontroll në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim.