Raste pozitive me koronavirus-nuk ka stërvitje për skuadrën e Sampdoria

Sampdoria nuk do t’i rifillojë stërvitjet.

Marketing

Pas katër rasteve pozitive me koronavirus, skuadra e Sampdoria nuk do të zhvillojë seancant stërvitore individuale.

Sampdoria kishte të drejtë të riniste stërvitjet individuale gjatë kësaj jave, duke qenë në linjë me fazën e dytë të daljes së Italisë nga pandemia.

Gjithsesi, testet nga e gjithë skuadra dhe stafi i skuadrës, treguan katër raste me Covid-19, vetëm disa javë pasi ‘Bluecerchiati’ vuajtën nga një valë e testeve pozitive, transmeton lajmi.net.

Pritet që skuadra të rifillojë stërvitjet pas disa ditëve, kur lojtarët të bëjnë më mirë.

Deri në përmirësimin e gjendjes së lojtarëve, skuadra nuk do të mbajë seancat stërvitore. Kujtojmë se edhe Torino e Fiorentina regjistruan raste me Covid-19.