Rastet “Toplik” dhe “Parcelat në Vodno”, Janakievski dhe Mijallkov në gjykatë

Ish – ministri për Transport dhe Lidhje, Mile Janakieski i akuzuar në rastin “Toplik” me pataricë dhe me gjunj të lënduar u shoqerua në gjykatë nga policia, me kërkesë të gjykatësit Osman Shabani. Trupi gjykues refuzoi dëshmitë e palës mbrojtëse dhe me këtë vendim para seancës së fjalës përfundimtare Janakievski mbeti pa asnjë dëshmi. Të revoltuar për këtë dhe për shoqerimin e Janakievski në gjendje të përkeqësuar shëndetësore, avokatët e tij mbrojtës thanë se gjykimi i sotëm fare nuk është dashur të mbahet pasi çdo lëvizje e Janakievskit mund t’ia përkeqësojë gjendjen shëndetësore.

Marketing

“Nga aspekti i gjendjes shendetësore i të akuzuarit, kjo sot që ndodhi është një presedant, diçka e pa parë. Unë në fushën e avokatisë jam mbi 35 dhe deri tani nuk kam parë, nuk ka ndodh dhe as ka për të ndodhur, që një i akuzuar i cili është në atë gjendje shëndetësore, me atë llojë të ndërhyrjes kirugjijkale, me mendim të mjekëve, të shoqerohet në gjykatë pasi që çdo lëvizje i të akuzuarit mund të shkaktojë pasoja serioze ndaj shëndetit të tijë.”, tha Elenko Millanov, avokat i Janakievskit.

Në rastin “Toplik”, janë të dyshuar gjashtë persona, në mesin e të cilëve edhe ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski. Ai akuzohet se si minister në kundërshtim me Ligjin për Prokurim Publik, formoi Komision të Ofertave Publike i cili e urdhëroi atë të zgjedhë një ofertues për blerje dhe posedimin e tokës shtetërore për ndërtimin e kompleksit elitar “Sun City” në Sopishte, edhe pse firma nuk i plotësonte kërkesat për një gjë të tillë. Në ndërkohë edhe ish – shefi i policisë sekrete Sasho Mijallkov i shëruar nga virusi korona u paraqit në seancën gjyqësore për “Parcelat në Vodno”, në të cilën dëshmi dha ish – sekretari përgjithshëm i qeverisë Kiril Bozhinovski, i propozuar nga pala mbrojtëse.

Para trupit gjykues Bozhinovski tha se asnjëhere nuk i ka dorëzuar para kesh Nikolla Gruevskit, e as ky i fundit Bozhinovskit. Tha se nuk e din nëse Gruevski ndonjëherë ka pranuar donacione pa prezencën e tij. I pyetur nga prokurorët, Bozhinovski tha se në zyrën e tij në Qeveri ka pasur dy kasaforta, njëra prej të cilave ka qenë jashtë funksionit. Në këtë rast ish kryemisnitri Nikolla Gruevski akuzohet për “larje parashë dhe përvetësim dhe fshehje të paligjshme të pasurisë”. Sasho Mijalkov për “ndihmë në veprën penale të pastrimit të parave dhe produkteve të tjera veprës penale”, ndërsa katër të tjerë për “pastrim parash.

Marketing