Rasti “Alfa” mund të kthehet në rigjykim pas 24 shkurtit

Më 24 shkurt do të mbahet gjykimi në Apel për Almir Derplanin, i dënuar me 20 vite burg në rastin “Alfa”, shkruan Alsat.

Marketing

Gjykata e Apelit duhet të vendos mbi ankesën e palës mbrojtëse, e cila pretendon se Derplanini nuk është i përfshirë në këtë rast.

Me mbylljen e kësaj seance plotësohen kushtet që rasti “Alfa” mbi bazën e ekspertizës të shkojë në rigjykim. Një gjë të tillë e pret edhe avokati mbrojtës Asmir Alispahiç.

“Pritjet tona si mbrojtje janë se kjo lëndë nuk mund të qëndron më shumë me vendim të plotfuqishëm dhe presim që ai vendim të bie dhe lënda të kthehet në rigjykim. Në këtë lëndë ka aq shumë gjëra të palogjikshme dhe të paqarta që do të çonin në shfuqizimin e akuzës dhe hapje të rastit nga fillimi”, tha Asmir Alispahiç, Avokat.

Sipas tij, ekspertiza dëshmon se personat e dënuar janë të pafajshëm dhe se Gjykata Penale duhet të vendos për kthimin e rastit në rigjykim.

“Gjykata e shkallës së parë duhet ta ketë parasysh dhe ta pranon ekspertizën nga e cila do të sjell vendim të drejtë dhe pas 14 viteve përfundimisht rasti “Alfa” të mos jetë më rast i montuar, por të zbardhet e vërteta”, theksoi Alispahiç.

Momentalisht Gjykata Penale pret kompletimin e lëndës me vendimin e Apelit dhe procesimin e rastit “Alfa” mbi bazën e dëshmive të reja, përkatësisht ekspertizës së përgatitur nga mbrojtja në këtë rast, nga e cila konstatohet se personat e dënuar nuk kanë lidhje me rastin.

Në akt ekspertimin e përgatitur në Serbi, rezulton se personat nga video incizimi mbi të cilin është ngritur akuza për vrasjen e policit dhe në vitin 2008 në Shkup, nuk përputhet aspak me pamjen fizike të personave të dënuar me burg të përjetshëm, Agim Islami dhe tashmë i ndjeri Rexhail Qerimi, Almir Derplanin me 20 vite burg dhe Ramadan Shaqiri me 9 vite burg për logjistikë. / Alsat.mk