Rasti eklatant i politizimit të administratës. Taravari bën gafin e radhës

Gojën plotë se do të depolitizonte arsimin dhe administratën komunale tash e katër vite. Por pasi e konsumoi mandatin e kryetarit Taravari dëshmon vet që jo që nuk e depolitizoi administratën dhe arsimin por i mbushi institucionet me militantë partiak, shkruan opinionshqip.live

Marketing

Fotografia e publikuar nga ana e tij në facebook pohon pikërisht politizimin e institucioneve që ka drejtuar prej katër vitesh. Në postimin mbi dorëzimin e listave për këshilltarë komunal dhe kryetar komune, ka publikuar fotografinë e ekipit që dorëzoi listat në KKZ. Për çudi apo jo, të tre personat në fotografi janë administratorë në komunën e Gostivarit të punësuar në këtë katërvjeçar.

Ky rast por edhe emërime dhe punësimet nëpër institucione në varshmëri të Taravarit, dëshmuan që Taravari lëre që nuk depolitizoi administratën dhe arsimin por institucionet i shndërroi në filiale partiake.

 

Marketing