I shqetësuar nga rasti me Ëmbla Ademin, ka reaguar zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi. Ai ka thënë se ka kontaktuar me prindin e Ëmblës për t’i ofruar e shprehur mbështetje familjes.
Zëvendëskryeministri i parë ka thënë se implementimi i parimeve të inkluzivitetit është obligim i çdo shkolle dhe institucioni.
“I shqetësuar nga rasti i Ëmblës së vogël në SH.F. “Bashkimi” në Gostivar, kontaktova sot përmes telefonit prindin e saj për t’i shprehur mbështetje familjes dhe vajzës së tyre, duke vendosur në veprim të gjitha mekanizmat në mbrojtje të së drejtës së arsimit inkluziv. Implementimi i parimeve të inkluzivitetit është obligim i çdo shkolle dhe institucioni, përgjegjësi morale e çdo njeriu dhe bazë e ndërtimit të një shoqërie të shëndoshë mbi vlerat e larta njerëzore”, ka shkruar Grubi.
Përpos me prindin e Ëmblës, Grubi njofton se ka kontaktuar edhe me ministrin, Jeton Shaqiri, për ta përgëzuar për vendimin e tij të shpejtë për rikthimin e Ëmblës në bankat shkollore.
“Përgëzova ministrin e arsimit dhe shkencës, Jeton Shaqirin për intervenimin e menjëhershëm pas denoncimit të këtij rasti dhe rikthimin e Ëmblës së vogël aty ku e ka vendin, në shkollën e saj bashkë me fëmijët e tjerë”, përfundon zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.