
Rasti “Besa Trans” ka rënë në Gjykatën e Apelit, ku gjykata e shkallës së dytë e ka anuluar vendimin e gjykatës së shkallës së parë dhe e ka kthyer rastin për rigjykim.
Gjykatësi Ivica Stefanovski, i cili drejtoi rastin, shpalli një vendim në mars të këtij viti në Gjykatën Themelore të Shkupit, ku u shpallën fajtorë të akuzuarit Bekim Haxhiu dhe subjekti juridik “Besa Trans”. Ai i akuzoi ata për përdorimin e një dokumenti publik të falsifikuar, një kopje të licencës për transportin publik ndërkombëtar, e cila nuk ishte e lëshuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve për atë autobus. Procesi gjyqësor i shkallës së parë për këtë çështje nisi më 15 nëntor 2022 .