Rasti i spitalit “Zhan Mitrev”, Sali: Nëse ka shkelje, do të ketë përgjegjësi

Nëse ka shkelje, do të ketë dhe përgjegjësi, ky ishte komenti i prerë i ministrit të shëndetësisë Bekim Sali , rreth shkeljeve të pretenduara gjatë trajtimit të pacientëve Covid në spitalin “Zhan Mitrev”.

Marketing

Në vijim e sipër janë mbikëqyrjet dhe aktivitete e tjera me qëllim të verifikimit të fakteve që kanë të bëjnë me rastin e storjes së redaksisë së IRL-së. Gjatë tre viteve të fundit, Inspektorati Sanitar dhe Shëndetësor , ka realizuar 45 mbikëqyrje inspektuese të rregullta dhe 52 inspektime të jashtëzakonshme në 12 institucione shëndetësore private, thotë Sali.

“Në spitalin klinik Zhan Mitrev janë kryer 3 mbikëqyrje inspektuese të rregullta dhe 9 të jashtëzakonshme. .. Derisa zhvillohet kjo konferencë për media, po mban takim pune edhe Komisioni etik në Malmed bashkërisht me shërbimin profesional dhe përfaqësuesit e spitalit klinik Zhan Mitrev ku diskutohet për informacionet se a janë kryer hulumtime klinike ndaj pacientëve që janë trajtuar në spital, se a janë bërë ata sipas dispozitave që janë në fuqi. Në vijim e sipër janë edhe aktivitetet e Odës së Mjekëve po ashtu në lidhje me realizimin e mbikëqyrjes profesionale”, tha Sali.

Sali shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me të gjitha institucionet e vendit që rasti Brezev të zbardhet deri në fund.