Rasti i Superligës shkon në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë

Gjykata Evropiane do të duhet të përgjigjet ndaj Gjykatës së Madridit në lidhje me Superligën Evropiane.

Marketing

Sipas La Gazzetta dello Sport, Gjykata e Madridit i ka bërë një pyetje Gjykatës Evropaine të Drejtësisë lidhur me ligjshmërinë e Superligës Evropiane, transmeton lajmi.net.

Gjykata e Madridit i ka shtruar një pyetje Gjykatës Evropiane në rastin e Superligës, e cila po kundërshtohet nga UEFA dhe FIFA për thyerje të rregullave dhe ligheve të Bashkimit Evropian.

Tani, Gjykata Evropiane duhet ta interpretojë normën në këtë procedurë nëse ka qenë apo jo thyerje e rregullave krijimi i Superligës.

Në rast të vendimit që Superliga nuk është në kundërshtim me ligje, atëherë ajo do të bëhej normë në Bashkimin Evropian dhe do të ishte problem i madh për UEFA-në edhe FIFA-në sepse Superliga do të kishte legjitimitet./Lajmi.net/

Marketing