Rasti Kumanova në gjykatën supreme, kërkohet rigjykim dhe gjetje e organizatorëve

Nën masa të veçanta të sigurisë, Gjykata Supreme shqyrtoi ankesat e palës mbrojtëse dhe 7 të dënuarve me burg të përjetshëm në rastin “Lagjja e trimave”. Mbrojtja konteston vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë dhe të Dytë, për shkak të shkeljeve thelbësore në procedurë dhe vërtetimin e gjendjes faktike në mënyrë të gabuar.

Marketing

Theksojnë se u është mohuar e drejta e mbrojtjes duke mos iu pranuar rreth 200 dëshmi të propozuara , përfshi dhe politikanë dhe të punësuar në Agjencinë për Zbulim.

Mbrojtja kërkon që Supremja të anulojë vendimin e gjykatës Penale dhe asaj të Apelit dhe rasti të kthehet në rigjykim. Këmbëngulin se kjo ngjarje ka organizatorë dhe ato duhet kërkuar jashtë grupit që po gjykohet.

Theksojnë se të akuzuarit janë të manipuluar nga politikanët dhe gishtin drejtojnë tek Agjensia për Zbulim.

Edhe 4 të akuzuarit, Andi Krasniqi, Bek Bajraj, Dem Shehu dhe Fejzulla Rushitovski gishtin e fajit e drejtuan te politika. Në seancën nuk morën pjesë Valdet Zekaj, Nasuf Bekiri dhe Fadil Fejzullahu.

“Gishtin për gjithë kohën e drejtojmë tek Agjencia për zbulim.Qëllimi është të dëshmojmë se kjo agjenci është e involvuar në këtë ngjarje juridiko penale si dhe e gjithë DSK-ja e atëhershme dhe regjimi në tërësi.Ky është një skenar ndërsa asye për këtë ngjarje është të ketë defokus nga ato protesta të shpeshta që zhvilloheshin në atë kohë me qëllim që vëmendja të tërhiqet nga zhvillimet aktuale. Sipas meje është e mjaftueshme që Gjykata Supreme të hapë CD në nga fillimi deri në fund dhe do të vërtetohet ajo që mbrojtja gjatë gjithë kohës insiston se bëhet fjalë për kurth” – tha avokati mbrojtës, Naser Raufi.

“Ka organizim që në RMV në atë periudhë të krijohen trazira të qëndrohet në pushtoet apo e kundërta të mirret pushteti.Ky është thelbi i Lagjes së Trimave . Unë besoj në Gjykatën Supreme se do të anulojë këtë aktvendim dhe se organizatorët e kësaj ngjarje do të dalin pra drejtësisë. Nëse marrim vendim me të cilin nuk na pranohen ankesat atëherë do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësinë në Strazburg” – tha avokati mbrojtës, Lupço Veselinovski.

Në rastin “Lagjja e Trimave” u shqiptuan gjithsej 746 vjet burg dhe 7 dënime me burg të përjetshëm për veprën “Terrorizëm” dhe “Organizatë teroriste”.

4 persona u liruan nga akuza.Nga konfikti i armatosur më 9 dhe 10 maj të vitit 2015 në Kumanovë humbën jetën 8 policë dhe 10 pjestarë të grupit.