Rasti “ Lagjja e Trimave”, mbi 20 aplikime në gjykatën e Strazburgut

Më shumë se 20 aplikime nga ana e të dënuarve në rastin “Lagjja e trimave”, janë adresuar në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut në Strazburg, njofton avokati mbrojtës Naser Raufi.

Marketing

Në këto aplikime , theksi është vënë tek pamundësia që mbrojtja të realizohet në pajtueshmëri me Ligjin për Procedurë Penale si dhe kualifikimi i veprës si “Terorizëm” dhe “Organizim terrorist”. Raufi pret që brenda një viti, Gjykata në Strazburg të kthejë lëndën në rigjykim.

“Akcenti është te mungesa e mbrojtjes dhe torturës që I’u është bërë vite me radhe për këta të dënuar. Kam besim tek gjykata e Strazburgut që është objektive, janë me eksperiencë dhe mendimi im është se ky rast do të rikthehet me vendimin e Gjykatës së Strasburgut. Edhe për këtë moment kemi spjeguar në këto aplikime se nuk ka të bëje me këtë delikt të terorizmit , që ka qenë përleshje të grupit të armatosur, pra MPB me pjestarët e grupit. Aplikmet i kemi bërë të gjithë avokatët në afat të duhur. Aplikimin e fundit e kemi dhënë para më shumë se një muaj .Pra të gjitha janë të dorëzuara në afat dhe presim në interval kohor prej 1 viti , që të kemi përgjgje prej në Strazburg”, u shpreh avokati mbrojtës Naser Raufi.

Në rastin “Lagjja e Trimave” u shqiptuan gjithsej 746 vjet burg dhe 7 dënime me burg të përjetshëm për veprën “Terrorizëm” dhe “Organizatë teroriste”, ndërsa 4 persona u liruan nga akuza.

Nga konfikti i armatosur më 9 dhe 10 maj të vitit 2015 në Kumanovë, humbën jetën 8 policë dhe 10 pjestarë të grupit. (RTVM)