Rasti “Lagjja e trimave” në Gjykatën e Apelit

Gjykata Apelit më 12 shtator ka nisur zyrtarisht procedurën e apelimit të vendimit për rastin Lagja e Trimave. Megjithatë, data e seancës gjyqësore nuk është caktuar. Aktualisht janë duke u shqyrtuar aspektet teknike të ankesave te të akuzuarve.

Marketing

Pas kësaj, gjykata e shkallës së dytë do të kërkoj mendimin e Prokurorisë së Lartë Publike që më pas të caktohet edhe seanca e parë publike. Deri më tani, kërkesa për mendim deri tek organi i Lartë i akuzës është dërguar për të akuzuarin Sulejman Osmani, i cili akuzohet në akuzë të ndarë nga të tjerët por për të njëjtën vepër, e që në shkallën e parë nën akuzën për terrorizëm u dënua me burg të përjetshëm. Alsat M nga burime brenda gjykatës mëson se për gjykatës lënde është caktuar Cvetanka Periq, apo në opinion e njohur si gjykatësja në akuzën kundër ish kryeministrit Nikolla Gruevski për rastin “Tanku”.

Periq ndryshe njihet edhe si njëra ndër gjykatësit që bashkë me dy kolegët e saj kanë caktuar masën e paraburgimit ndaj ish agjentit të DSK-së, Goran Grujovski. Nga 38 personat e akuzuar për këtë rast, 4 janë liruar, 8 u dënuam me burgim të përjetshëm ndërsa të tjetër me 746 vjet burg.

Rasti Lagja e Trimave në Kumanovë ndodhi më 9 dhe 10 majit të vitit 2015 ku si pasojë e përleshjeve të armatosura u vrarë 8 pjesëtarë të policisë dhe 10 anëtarë të grupit që ishte prezantuar si Ushtria Çlirimtare Kombëtare. Gjatë luftimeve, dhjetëra shtëpi u shkatërruan, ndërsa qytetarët u evakuuan nga vendbanimi.

Marketing