Rasti “Mafia”, VMRO: Spasovski i fotografuar me të burgosurit

fera “Mafija” tregon përfshirje të thellë të kreut shtetëror në krim, vlerësojnë nga opozitarja VMRO-DPMNE. Sipas VMRO-së, përderisa rrjeti i Sedat Peker po arestohet në Turqi, në Maqedoni policia e Spasovskit e mbron atë. Edhe ato shërbyes shtetërorë të cilët u burgosën për falsifikim të dokumenteve, sipas VMRO-së, janë njerëz të afërt të Spasovskit, gjë që vërteton përfshierjen e tij në këtë rast.

Marketing

“Ata shërbyes të cilët janë burgosur i shohim në shoqëri të Oliver Spasovskit. Sipas buletinit të MPB-së, e burgosur për këtë rast është një grua e punësuar në shërbimin për përpunimin e pasaportave me iniciale N.Z. PIkërisht këtë person e shohim në atmosferë familjare me të parin e aferës “Mafia”, Oliver Spasovski, që qartë shihet në këtë fotografi” – tha Gjorgjija Sajkovski nga VMRO-DPMNE.

Marketing